Gazeta e përditshme sportive italiane “Corriere dello Sport” raporton se Lazio ka nisur projektin “Flaminio”, i cili është ëndrra e presidentit Claudio Lotito, për të pasur një stadium me 40 mijë vende.
Nga ana tjetër, Lotito kërkon bashkëpunimin me Bashkinë e Romës. Stadiumi i vjetër i Flaminio-s ka një kapacitet prej 24 mijë tifozësh dhe Lotito i ka kërkuar bashkisë të heqë strukturat e stadiumit, për të lejuar vazhdimin e punimeve.
“Qyteti i Romës dhe Lazio meritojnë të kenë stadiumin e tyre. Ne duhet të biem dakord për Flaminio, është në interes të të gjithëve. Nëse do të kishte mundësi, do të isha e gatshme të ndihmoja”, ka thënë Virginia Raggi, kryetarja e Bashkisë së Romës.
Stadiumi i vjetër është ndërtuar për Lojërat Olimpike të Romës në vitin 1960 dhe, që nga viti 2012, është i braktisur totalisht, pasi edhe skuadra e regbisë së Italisë u zhvendos në stadiumin “Olimpico”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Tre monumente të Skënderbeut në Kalabri, Begaj: Simbol për të gjithë shqiptarët
-
“Java e Evropës”, Gonzato: Ta shoqërojmë Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE-së
-
Niger, pa një strategji të vërtetë Biden po humbet Afrikën
-
Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë ku bënë pjesë Vulin, po s’janë të gatshëm t’ia heqin masat Kosovës