Agjencia Ndërkombëtare e Vlerësimit, Fitch Ratings, ka parashikuar rritje të Prodhimit të Brendshëm Bruto të Shqipërisë, për vitin 2021.
“1.4 pikë përqindje parashikimi për rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto të Shqipërisë për vitin 2021, duke e çuar atë në 5.7% nga 4.3%, për 6 mujorin e dytë 2021”, shkruan ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, përmes një postimi në median sociale Facebook.
Sipas njoftimit, kjo agjenci parashikon që pjesa më e madhe e rikuperimit do të jetë nga rindërtimi pas tërmetit; progresi i shpejtë i vaksinimit Covid-19; rënia graduale e papunësisë; rritja e konsumit privat; rritja e eksporteve; rritja e të ardhurave dhe rritja e investimeve kapitale.
Ndërsa parashikimet nga Fondi Monetar Ndërkombëtar për rritjen ekonomike për vitin 2021, janë 5%. Ndërsa nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), parashikimi për rritjen ekonomike shkon 4.5%.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
“Mund t’iu zhvatni lëkurën”, Alexander Clapp udhëtim në historinë kriminale në Mal të Zi
-
15 kompanive të mëdha u kërkohet të ndalojnë reklamat që nxisin dezinformimin rus në Ballkan
-
Situata në vijën e frontit është përkeqësuar, thotë shefi i ushtrisë së Ukrainës
-
Vdiq Ali Lajçi – ikona e “Pranverës ‘81”