“Vaksinim. Vaksinim. Vaksinim.”.
Është kjo, e vetmja thirrja që ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka për qytetarët në ditën e tretë të javës së hapur të vaksinimit në Shqipëri.
Në 24 orët e fundit janë vaksinuar 13 mijë qytetarë. Kjo shifër është thuajse dyfishi i shifrave mesatare të zakonshme ditore në Shqipëri. Por, apeli i ministres vijon të jetë i njëjti.
Kjo, pasi vetëm përmes vaksinimit, mund të frenohet përhapja e COVID-19.
Në tërësi, kanë marrë të paktën një dozë 1 milion e 95 mijë persona, që prej fillimit të fushatës. Me të dyja dozat janë vaksinuar mbi 466 mijë persona.
Fushata vijon po ashtu edhe me njësitë lëvizëse. Manastirliu vizitoi sot ato në Sukth, por njësi ka të shtrira në gjithë Shqipërinë. Kjo, për të ndihmuar personat me sëmundje kronike, të cilët nuk kanë mundësi të shkojnë pranë qendrave të posaçme.
Me ardhjen e 330 mijë dozave njëherësh nga Sinovac dhe ardhjes së rregullt javore të vaksinave nga Pfizer, AstraZeneca dhe Sputnik V, procesi nuk ka pësuar asnjëherë ndërprerje.
Madje, është kërkuar një shtim i ritmit të vaksinimit, për të përballuar sa më lehtë periudhën e dimrit.
Një shtim i rasteve në ditët e fundit në Shqipëri, ka ngritur shqetësimin se varianti Delta mund të jetë i pranishëm në vend. Gjithsesi, deri tani, nuk ka asgjë të vërtetuar.
Disa mostra janë dërguar në një laborator gjerman sipas njoftimeve që ka janë dhënë nga Instituti i Shëndetit Publik.
Mbi udhëtimet, Shqipëria vijon të jetë e hapur për turistët. Po ashtu, shqiptarët mund të udhëtojnë drejt vendeve të Bashkimit Evropian, duke paraqitur një vërtetim vaksinimi apo testi negativ ndaj COVID-19.
Por, në pjesën më të madhe të BE-së, vaksinat nga Sinovac dhe Sputnik V nuk njihen. Ndaj, në këto vende nevojitet testi negativ PCR ose ai antigen.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
SPAK sekuestron mbi 3 milionë euro pasuri të ish-shefit të Operacionales, Oltion Bistri
-
Meta paraqitet në Prokurorinë e Tiranës, për ‘vjedhjen’ e serverit të PL-së
-
Vrasësi i policit në Fier, pjesë e Strukturës së PD-së për mbrojtjen e votës
-
Nis protesta e opozitës përpara Bashkisë Tiranë, sërish tymues e molotovë drejt godinës
Lajmet kryesore
-
Gërvalla: Draft-statuti i Asociacionit është Republika Serbe, por e pranojmë në pako
-
SPAK sekuestron mbi 3 milionë euro pasuri të ish-shefit të Operacionales, Oltion Bistri
-
Ish-spiuni i Policisë Sekrete të Kinës zbulon operacionet, që synojnë disidentët në Australi dhe jashtë saj
-
Osmani: BE-ja s’po na tregon çfarë të bëjmë për t’u anëtarësuar – ka krijuar bllokadë për çështje të brendshme politike