Honda, prodhues japonez i automjeteve, po përdor lidhjet me General Motors dhe Cruise për të rritur biznesin e saj të ri të lëvizjes përmes importimit të disa modeleve të reja në Japoni.
Sipas një njoftimi, Honda do të marrë automjetin e parë vetdrejtues të provës nga Cruise për vlerësim në Japoni. Gjithashtu, Honda po planifikon të nisë një shërbim të lëvizjes të ndërmarrë në Japoni duke përdorur anijen autonome Cruise Origin.
Automative News, agjensi lajmesh, bën me dije se automjeti vetdrejtues i provës i cili quhet Cruise AV do të bazohet te Chevrolet Bolt. Ndërsa Cruise Origin është një lëvizës për njerëzit i ngjashëm me një kuti i cili do të zhvillohet bashkarisht nga të tre kompanitë.
Yu Kitagawa, zëdhënësi i Hondas, ka thënë se prodhuesi i makinave është ende duke diskutuar detaje. Ai shtoi se është shumë herët për të treguar se sa automjete do të përdoren dhe se kur do të fillojnë programet.
Automative News, sqaron se kjo masë e marrë është rezultat i marrëveshjes së Honda-s me General Motors dhe Cruise në vitin 2018. Fokusi i marrëveshjes ishte zhvillimi dhe komercializimi i shërbimeve të reja të lëvizjes autonome./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ranucci tregon pse nuk u transmetua pjesa e dytë e ‘Report’ për Shqipërinë
-
BE dënon sulmin ndaj gjyqtarit Tonin Stërkaj
-
Celibashi i bën thirrje Kuvendit të vendosë për votën e diasporës
-
“European Pravda”: Bislimi s’e përdori fjalinë “gati për luftë” në asnjë rast, pavarësisht se u pyet specifikisht për mundësinë e luftës