Katastrofa e përmbytjeve të pazakonta në Gjermani, ka gjunjëzuar një popull të tërë përballë fuqisë natyrore. Janë deri më tani të paktën 120 viktima nga reshjet masive. Mijëra të tjerë janë të zhdukur dhe fati i tyre nuk dihet.
Bilanci përfundimtar, mund të jetë ai i një skenari post-apokaliptik!
Neuenahr-Ahrweiler është rajoni më i goditur. Qindra operacioni shpëtimi janë zhvilluar. Mijëra të tjerë priten.
Shpresat nuk duhen humbur për situatën e rëndë në shtetin që cilësohet si superfuqia e dytë në botë. Por, duhet të kthehesh shumë vjet pas për të dëshmuar një katastrofë të të tillë niveli në Gjermani.
Kancelares Angela Merkel iu desh të dëshmojë nga përtej oqeanit situatën. Ajo ndodhet në një vizitë zyrtare në Shtëpinë e Bardhë, ku ka zhvilluar takime edhe me presidentin amerikan, Joe Biden.
“Zemra ime është me të gjithë ata që në këtë katastrofë, kanë humbur më të dashurit”, tha ajo nga foltorja e Shtëpisë së Bardhë.
Pas, nuk u lanë as qytetarët e Luksemburgut, Holandës dhe Belgjikës. Këta të fundit, po përballen gjithashtu me një situatë të tillë.
Pasuesi i Merkel-it në krye të Unionit Kristian-Demokrat, Armin Laschet, u gjend pranë vendeve të prekura. Mesazhet kryesore – përtej ngushëllimeve – ishin thirrjet e dëmeve që u janë shkaktuar natyrës.
“Duhet të veprojmë. Sa më parë. Kjo është një thirrje e natyrës për të marrë masa të përbashkëta vepruese mbi problemet e mjedisit”, do të deklaronte Laschet.
Pamjet kujtojnë skenarët e përmbytjeve të mëdha biblike. Sytë e botës janë drejtuar për nga gjermanët. Lutjet, po ashtu!
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Rama: Po bëjmë negociata me Filipinet për të marrë krahë pune
-
“Asnjëherë s’më ka lënë në baltë – është i pa korruptuar”, Gërvalla me fjalë të mëdha për Kurtin
-
Kandidatja e partisë së Macron thotë se është mashtruar duke bërë një foto grupi ‘neo-naziste’
-
Haradinaj: E mbështes shpërbërjen e Kuvendit vetëm pas dorëheqjes apo shkarkimit të Kurtit
Lajmet kryesore
-
Kurti: Zgjedhjet më mirë në verë se në dimër, s’ka rëndësi a qeverisë edhe 10 muaj, apo edhe 3 muaj
-
Nisma e PS, Delegacioni i BE-së: Të mos preket reforma në Drejtësi
-
Izraeli thellon ofensivën në Rafah dhe rihyn në zonat veriore të Gazës
-
Krasniqi: Dallime me Kurtin kemi, por diskutimin e patëm të mirë