![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2021/07/Balline.png)
Lojërat Olimpike janë afër për të filluar, dhe ekipi i basketbollit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka luajtur tre miqësore, ku dy nga to i ka humbur.
Në dy miqësoret e para skuadra kombëtare amerikane humbën përballë Nigerisë dhe Australisë.
Ndërsa në ndeshjen e së martës përballë Argjentinës, ekipi amerikan treguan forcat e tyre të vërteta, ku dominuan bindshëm.
Ndryshe nga viti 2019, ku humbën në çerekfinalen e kupës së botës, amerikanët kanë mbledhur disa nga lojtarët më të mirë të NBA.
Në duelin përballë Argjentinës, amerikanët fituan me rezultat dominues 108:80.
Dueli ishte në anën e Amerikës që nga fillimi pasi ata morën një epërsi prej 14 pikëve që nga çereku i parë.
Pesë startuesit, i siguruan fitoren ekipit amerikan, pasi të gjithë arritën të shënojnë pikë dyshifrore.
Më të mirët te ekipi i Amerikës ishin Kevin Durant me 17 pikë, Bradley Beal me po aq pikë sa Durant, Zach Lavine me 15 pikë, Damian Lilard me 13 dhe Bam Adebayo me 12 pikë e 5 asistime.
Ndërsa te argjentinasit, më të dalluarit ishin Luis Scola me 16 pikë dhe Facundo Campazzo 12.
https://www.youtube.com/watch?v=o3hveqVVhCk
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Basha përjashton çdo mundësi bashkëpunimi me Berishën
-
Shqipëria në stërvitje intensive përpara Kroacisë, Asani kthehet me ekipin
-
‘Shota’ prezantohet në Paris – Makina e parë ushtarake shqiptare, pjesë e panairit EUROSATORY
-
Kurti: Disa kryetarë edhe na kritikojnë, edhe i paraqesin si suksese komunale investimet e Qeverisë