Më 21 janar 2021 përkujtohet 15 vjetori i vdekjes së presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Ai udhëhoqi Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), parti kjo që u themelua në vitin 1989. Politika kryesore e saj ishte rezistenca paqësore kundër regjimit të atëhershëm të ish-Jugosllavisë.
Dr. Ibrahim Rugova lindi më 2 dhjetor të vitit 1944 në komunën e Istogut. Më 10 janar 1945 komunistët jugosllavë ia pushkatuan të atin dhe gjyshin, Rrustë Rugovën, i cili ka qenë luftëtar i njohur kundër çetave çetnike që po depërtonin në Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Ai u zgjodh më 23 dhjetor 1989, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, partisë së parë politike në Kosovë që sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist në fuqi.
Rugova u zgjodh president i Kosovës në vitin 1992 në zgjedhjet presidencale, të cilave u parapriu Deklarata e Pavarësisë dhe referendumi popullor për pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës.
Ai ishte në krye të shtetit deri në vitin 2002 për t’u rizgjedhur edhe në vitin 2004.
“Politika nuk eshtë matematikë”, ka qenë motoja e tij si politikan.
Rugova ndërroi jetë si president dy vite para se Kosova të shpallet shtet i pavarur dhe sovran.
“Ai pati vizionin e themeluesve të Evropës së bashkueme. Atje mendonte me shti edhe vendin e vet, Kosovën, por pa i shkaktue vuejtje as gjak kurrkuj, prandej edhe kjo thirrë ‘Gandi kosovar’. U sha e u luftue nga serbët, u sha e u luftue nga shqiptarët. U sha e u luftue edhe nga kosovarët e vet, por ai kishte si drejtim vetëm vizionin evropjan”, kanë qenë fjalët e At Zef Pllumit, për Rugovën./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lirohet në procedurë të rregullt personi që sulmoi policët dhe ushtarët e KFOR-it
-
Gërvalla: Paqja në Evropë mund të sigurohet vetëm duke ndalur Rusinë dhe Serbinë
-
Konjufca kundër Taravarit: Çdo votë për kandidaten e VMRO-së është votë antishqiptare
-
Bajrami, Qeverisë: Ia keni humbur Kosovës 4 vjet – 128 milionë euro më pak investime kapitale
Lajmet kryesore
-
Hamasi pranon armëpushimin për Gazën, Izraeli jo
-
Prokuroria zbardh hetimet për vetëvrasjen e nënës me 3 fëmijët: Ka dyshime të forta se drejt aktit i ka çuar dhuna e bashkëshortit
-
Ranucci nuk tërhiqet: Report për Shqipërinë do të jepet brenda muajit, nuk jam censuruar nga Rama
-
Konjufca kundër Taravarit: Çdo votë për kandidaten e VMRO-së është votë antishqiptare