Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti, ka reagur lidhur me vendimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK). Sipas saj, 47 kandidatë për deputetë, që janë pjesë e listave zgjedhore, kanë probleme me ligjin, në tre vitet e fundit, përfshirë dhe Kurtin.
Kurti, në një deklaratë për mediat, tha se nuk ka marrë asnjë njoftim zyrtar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).
Ai, i entuziazmuar, u shpreh se interesi i tij më i madh është pjesëmarrja në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Sipas Kurtit, institucionet e vendit duhet të ndjekin vullnetin e popullit dhe jo të kthehen kundër tyre.
Më herët zëdhënësi i KQZ-së,Valmir Elezi, bëri me dije se 15 nga 28 subjekte politike, kanë përfshirë në listat e tyre kandidatë, që kanë aktakuza, gjatë tre viteve të fundit. Ky përfundim erdhi pas verifikimit nga KGJK-ja, të listës së subjekteve politke.
Prandaj, KQZ-ja, nuk i certifikon këta kandidatë për deputetë, pasi nuk janë në përputhje me nenin 29, gërma “Q”, të ligjit për “Zgjedhjet e Përgjithshme”. Ku specifikohet, “kandidat për deputet, nuk mund të jetë një person i cili është shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në 3 vitet e fundit”.
Elezi, akoma nuk i ka publikuar emrat e këtyre kandidatëve.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Nagavci kërkon nga Jasharaj të jetë më i matur me deklaratat
-
“European Pravda”: Bislimi s’e përdori fjalinë “gati për luftë” në asnjë rast, pavarësisht se u pyet specifikisht për mundësinë e luftës
-
11 milionë euro i është shkaktuar dëm buxhetit të shtetit nga marrëveshjet e nënshkruara nga MASHT-i dhe MSH-ja
-
Kurti kërkon nga Scholzi “mbështetje të palëkundur” në Këshillin e Evropës
Lajmet kryesore
-
Ranucci tregon pse nuk u transmetua pjesa e dytë e ‘Report’ për Shqipërinë
-
I vunë tritol në banesë, KLGJ i cakton 6 muaj mbrojtje gjyqtarit Tonin Stërkaj
-
Celibashi i bën thirrje Kuvendit të vendosë për votën e diasporës
-
“European Pravda”: Bislimi s’e përdori fjalinë “gati për luftë” në asnjë rast, pavarësisht se u pyet specifikisht për mundësinë e luftës