U zhvillua gara e dytë me radhë në Austri, me pistën e “Spielberg” që ofroi një tjetër garë shumë të mirë.
Vendi i parë nuk u diskutua në asnjë moment, me Verstappen që e nisi dhe e përfundoi në mënyrë perfekte garën.
Për holandezin, kjo është fitorja e tretë radhazi, dhe e katërta në pesë garat e fundit.
Për RedBull, kjo është fitorja e pestë në pesë garat e fundit.
I dyti erdhi Valteri Bottas, që zhvilloi një garë shumë të mirë se shoku i skuadrës, Leëis Hamilton.
Vendin e fundit në podium e morri Lando Norris, që zhvilloi një garë afër perfeksionit.
Edhe pse morri një penallti pesë sekondëshe, ai u rikthye për të lënë prapa Hamilton-in.
Hamilton përfundoi në vendin e katërt.
I pesti vjen Carlon Sainz i Ferrari-t, që përfiton nga penalltia që morri Sergio Perez.
I shtati përfundoi Ricciardo, i teti Charles Leclerc, i nënti Pierre Gasly dhe i fundit në kuotën i pikëve, Fernando Alonso.
Në fund, Max Verstappen, e përshkruajti garën si “më të mirë se çfarë priste”.
Ai shkon në kuotën e 182 pikëve, duke lënë prapa Hamilton, me 150 pikë.
Perez mbetet i treti me 104 pikë, dhe Norris me 101 në vendin e katërt.
Klasifikimi i plotë:
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com