Pak dihet për koncertin e ri të Bob Dylan “Shadow Kingdom”, që do të transmetohet më 18 korrik në platformën livestream të koncerteve “Veeps”.
Vetëm një sekuencë 30 sekondëshe e koncertit është shpërndarë në rrjetet sociale të Bob Dylan, që hedh pak dritë të këtij koncerti.
Në këtë fragment 30 sekondësh shihet Dylan-i duke performuar një këngë të vitit 1971, “Watching the River Flow”, të cilën nuk e ka luajtur që nga viti 2014.
Në këtë video pa ngjyra Dylan-i performon para një audience elegante, me bend, kurse vendndodhja s’është bërë e ditur.
Në këtë video po ashtu shkruan “The Early Songs of Bob Dylan”, që tregon se ky koncert më shumë do të ketë performanca të këngëve të vjetra të Dylan-it, edhe pse Dylani në qershor të 2020-ës ka publikuar albumit e tij të fundit “Rough and Rowdy Ways”.
Biletat për koncertin Shadow Kingdom mund të blehen në ” Veeps” dhe kushtojnë 25 dollarë. Ata që blejnë biletat kanë 48 orë në dispozicion për ta parë koncertin.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Madonna thotë se “entuziazmi” i fëmijëve të saj e mbajti atë “në formë” gjatë turneut “Celebration”
-
Eminem publikon albumin e ri këtë verë – “The Death of Slim Shady“
-
Kim Petras anulon koncertet e kësaj vere për shkak të “disa çështjeve shëndetësore”
-
“Siguria ime u rrezikua disa herë”, zbulon Billie Eilish