Vepra e fundit e filozofes dhe profesoreshës universitare në London School of Economics, “Të Lirë: të rritesh në fund të historisë” së fundmi është përkthyer edhe në gjuhën holandeze.
Këtë ajo e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në faqen e saj në Facebook.
“Shumë e lumtur që po e shoh kopertinën dhe detajet e librit ‘Të Lirë’ – në tetor del në shtyp nga De Bezige Bij”, shkroi Lea Ypi në njoftimin e saj.
Lea Ypi është profesoreshë e Filozofisë Politike në London School of Economics dhe profesoreshë e asocuar e Filozofisë në Shkollën e Kërkimit të Shkencave Sociale në Universitetin Kombëtar të Australisë.
Kjo vepër rrëfen tranzicionin e jetës së një vajze të vogël dhe tranzicionin politik të një shoqërie dhe shtetit që kalon prej një fortifikate komuniste në një vend të hapur liberal. Prej një izolimi hermetik në një shoqëri të hapur dhe në lirinë esenciale njerëzore.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ahmeti për Mickoskin: Gjuajti me fishekzjarrë, unë me top dhe s’ka më të shtëna
-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, Balla: RENEA vijon kërkimet, dyshime të forta për dhunë në familje
-
Zgjedhjet Evropiane, dilema e Melonit mes PPE dhe Salvinit
-
Pahor: Jam duke u përgatitur për ta udhëhequr dialogun – kandidatura dorëzohet gjatë javës në Bruksel