Një ndër garat që konsiderohet më të mërzitshmet në kalendar, sot ishte krejt ndryshe.
Strategjia e RedBull jashtë pistës ishte e jashtëzakonshme, dhe në pistë, Verstappen e Perez e ekzekutuan për mrekulli.
Verstappen e humbi pozitën në fillim, me një start të keq.
Por, pas pit-stopeve të para, Verstappen e ri mori pozitën, duke dalë i pari.
Tipi i tij i gomave nuk ishte aq i mirë, dhe RedBull e futi në pit-stop për një strategji ndryshe.
Verstappen duhet të rikuperonte 20 sekonda në më pak se 15 xhiro, dhe këtë e arriti për mrekulli.
Një xhiro para fundit, ai arriti parakalimin ndaj Hamilton, që përfundoi i dyti.
I treti përfundoi Perez, i cili e fitoi pozitën ndaj Bottas.
Bottas ishte shumë i frustruar me skuadrën, që ja ndërroi planin për dy pit-stope gjatë garës.
Për mrekulli u paraqit edhe McLaren, që përfundoi në vendin e pestë dhe gjashtë, me Norris dhe Ricciardo.
Gasly përfundoi i shtati, Alonso i teti, dhe dy pilotët e Aston Martin, Vettel dhe Stroll mbyllën ‘top 10’.
Zhgënjeu krejtësisht Ferrari, që mbeti jashtë pikëve.
Gara tjetër vjen menjëherë pas një jave, në Austri.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
“Mund t’iu zhvatni lëkurën”, Alexander Clapp udhëtim në historinë kriminale në Mal të Zi
-
15 kompanive të mëdha u kërkohet të ndalojnë reklamat që nxisin dezinformimin rus në Ballkan
-
Situata në vijën e frontit është përkeqësuar, thotë shefi i ushtrisë së Ukrainës
-
Vdiq Ali Lajçi – ikona e “Pranverës ‘81”