Bashkimi Evropian (BE) është duke e shqyrtuar idenë për vendosjen e të ashtuquajturave “pasaporta COVID-19”.
Kjo ide është konfirmuar në selinë e Komisionit Evropian në Bruksel.Burimet thonë se kjo është “një ide e cila meriton të shqyrtohet në nivel të BE-së”.
“Të gjithë personat të cilët do të vaksinoheshin kundër Covid-19 që e shkakton coronavirusi i ri do të marrin një certifikate me të cilën do ta dëshmonin këtë. Kjo do t’u mundësonte udhëtim të papenguar”.
Sipas ekspertëve të Komisionit Evropian, kjo do të ishte diçka e ngjashme me certifikatat për testim që kërkohen sot nga disa shtete për të hyrë në territorin e tyre.
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, në një letër që i kishte dërguar Komisionit Evropian dhe liderëve tjerë të BE-së e kishte shprehur fillimisht një ide të tillë.
Gjithashtu kryeministri i Portugalisë, Antonia Costa, ka shprehur mbështetje për një gjë të tillë.
Idenë për “pasaportat COVID-19” e ka përkrahur edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, por më vonë nga Komisioni Evropian kanë sqaruar se ajo e ka bërë këtë “në cilësinë private nga përvoja e saj si ish-punonjëse në shëndetësi”.
Liderët e Bashkimit Evropian do të diskutojnë këtë ide në një samit virtual, që do të mbahet të enjten, më 21 janar.
Kjo ide është me shumë pikëpyetje edhe nga aspekti epidemiologjik sepse ende nuk ka dëshmi se të vaksinuarit, që mund të kenë imunitet, nuk e përhapin virusin te të tjerët./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
E ardhmja e kafes: Kokrra sintetike të krijuara në laborator
-
Krijohet një vaksinë me potencial për të mbrojtur kundër coronavirus-eve të ardhshëm
-
Kina ka hakeruar Ministrinë britanike të Mbrojtjes, raporton Sky News
-
Publikohet dokumenti i armëpushimit që Hamasi e pranoi, por Izraeli e refuzoi – 3 faza në 3 muaj
Lajmet kryesore
-
Ekskluzive: Franca kërkon shtyrje të vendimit për anëtarësim të Kosovës në KiE
-
Meta thotë se Rama dhe Veliaj janë përfshirë në fushatë në Maqedoninë e Veriut, jo Kurti
-
Publikohet dokumenti i armëpushimit që Hamasi e pranoi, por Izraeli e refuzoi – 3 faza në 3 muaj
-
Lajçak pret përgjigje konstruktive nga Kosova e Serbia mbi kompromisin e propozuar për dinarin