Ministria e Drejtësisë ka filluar me ngritjen e fondeve për një institucion të hapur ku të miturit që janë të dënuar për vepra penale, do të kenë dhe mundësinë e trajtimit social.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ministrja e Drejtësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Etilda Gjonaj, gjatë një interviste televizive, të shtunën e 19 qershorit.
“Pothuajse kemi përfunduar projektimin e godinës së re, që do të jetë një institucion i hapur, ku të miturit do të takohen me familjarët, do të ndjekin arsimin si moshatarët e tyre, por do të kenë dhe mundësinë e trajtimit social, me qëllim që mos i kthehen më rrugës së krimit”, u shpreh ajo.
Numrat e të miturve që janë të dënuar “janë shumë të pakta”, sipas ministres Gjonaj. Ndërsa shpjegon se ndodhet vetëm një i mitur i dënuar dhe rreth 22 të mitur të paraburgosur.
Gjonaj tha se “kemi si synim që të miturit të mos shkojnë më në burgje, të mos përballen me burgun, por të ngrihet instituti mutlidisiplinar i trajtimit të miturve”. Ku, sipas saj, të gjithë të miturit që do të dënohen nga gjykata apo do jenë të paraburgosur të qëndrojnë në këtë institut.
Ndër të tjera shtoi se, pjesa penale për të miturit ka qenë dhe është pjesë e Reformës në Drejtësi.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Ish-kreu i ARRSH në SPAK, ‘për një procedurë’
-
Ende në kërkim autori i vrasjes së efektivit në Fier, postblloqe dhe kontrolle me dronë në zonë
-
Hasani thekson rëndësinë e mbështetjes për Ukrainën, në Asamblenë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi
-
Dumani diskuton bashkëpunimin me sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Brendshme gjermane
Lajmet kryesore
-
PD-ja gati për zgjedhje, nis caktimi i drejtuesve të rinj të qarqeve
-
Balla çel ministerialin për Sigurinë dhe Flukset migratore përmes Ballkanit: Sfidat nuk trajtohen vetëm, kemi angazhim të plotë për bashkëpunim
-
Ish-spiuni i Policisë Sekrete të Kinës zbulon operacionet, që synojnë disidentët në Australi dhe jashtë saj
-
Osmani: BE-ja s’po na tregon çfarë të bëjmë për t’u anëtarësuar – ka krijuar bllokadë për çështje të brendshme politike