Ekonomia kineze u rrit me 2.5% më shumë gjatë vitit 2020, sipas statistikave të publikuara më 18 janar. Kjo është rritja më e ngadaltë ekonomike e Kinës.
Pavarësisht se vendet e tjera ranë në recesion të thellë, ekonomia kineze shënoi rritje. Rritja ekonomike i tejkaloi pritshmëritë. Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) parashikoi se rritja ekonomike e Kinës do të ishte 1.9%.
Rimëkëmbja ekonomike po përshpejtohet. Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) u rrit me 6.5%, krahasuar me një vit më parë.
“Rritja ekonomike ishte më e lartë nga sa kishim parashikuar”, tha Ning Jizhe, zëdhënësi i Byrosë Kombëtare të Statistikave të Kinës, në një konferencë shtypi në Pekin.
PBB-ja u tkurr në rreth 7% gjatë tremujorit të parë, kur Kina u bllokua për të luftuar kundër COVID-19.
Megjithatë, që nga ajo kohë, qeveria është përpjekur të nxisë rritjen përmes projekteve të mëdha të infrastrukturës dhe duke ofruar shpërndarje parash për të stimuluar shpenzimet midis qytetarëve.
Pas mbylljes gjatë valës së parë të pandemisë qeveria është përpjekur të nxisë rritjen ekonomike përmes projekteve të medha në infrastrukturë. Qeveria kineze ka dhënë dhe subvencione parash për të stimuluar rritjen e shpenzimeve te qytetarët.
Prodhimi industrial ishte një nga nxitësit kryesorë të rritjes ekonomike. Kina tejkaloi pritshmëritë duke u rritur me 7.3% në këtë sektor. Gjatë gjithë vitit 2020, shitjet me pakicë ranë me 3.9%.
Analistët theksuan se Kina ka përfituar nga shumë kërkesa për pajisje mbrojtëse dhe elektronike, pasi njerëzit në të gjithë botën punonin nga shtëpia.
Tregjet kineze shënuan një rënie më 18 janar. Pas publikimit të rritjes së PBB-së u shënua një rritje./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ekskluzive: Franca kërkon shtyrje të vendimit për anëtarësim të Kosovës në KiE
-
Meta thotë se Rama dhe Veliaj janë përfshirë në fushatë në Maqedoninë e Veriut, jo Kurti
-
Publikohet dokumenti i armëpushimit që Hamasi e pranoi, por Izraeli e refuzoi – 3 faza në 3 muaj
-
Lajçak pret përgjigje konstruktive nga Kosova e Serbia mbi kompromisin e propozuar për dinarin