Singapori është bërë vendi i parë aziatik që ka marrë vaksinën kundër Covid-19 nga kompania Pfizer-BioNTech.
Sipas autoriteteve zyrtare dhe kompanisë së fluturimeve Singapore Airlines (SIA), ditën e martë janë transportuar dozat e para të vaksinës. Kështu, Singapori bëhet vendi i parë në kontinentin aziatik që merr vaksinën e kompanisë Pfizer-BioNTech.
Javën e kaluar qeveria e Singaporit aprovoi blerjen e vaksinës. Kryeministri Lee Hsien Loong deklaroi se “vaksinimi do të kryhet në mënyrë vullnetare nga çdo person që kërkon ta marrë atë, pa pagesë”.
Ndërkohë, zëvendëspresidenti i SIA-s, Chin Yau Seng, u shpreh i lumtur për ndihmëm që kompania e fluturimeve dha në sjelljen e vaksinës.
“Shpërndarja e dozave të para të vaksinës në Singapor është një arritje e rëndësishme. Kjo shërbeu për të treguar se flota e avionëve të SIA-s është gati për të kryer punën e saj me transportimin dhe shpërndarjen e vaksinës në gjithë botën”, deklaroi Seng.
Sipas autoriteteve të vendit, Singapori numëron 58.403 raste me Covid-19 që prej fillimit të pandemisë. Ndërkohë, numri i vdekjeve është 29 sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.
Falë vaksinimit, pritet të lehtësohen dhe masat kufizuese në Singapor, duke nisur nga 28 dhjetori./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Putini nuk e ka urdhëruar vdekjen e Navalnyt në shkurt, besojnë agjencitë amerikane
-
Ylli irakian i TikTok-ut qëllohet për vdekje në Bagdad
-
Studimi i trurit nga AI, shpresë për të mbijetuarit e traumave të fëmijërisë
-
Flota “fantazmë” ruse në Mesdhe: Ja se si Moska lëviz armët dhe naftën nën sytë e Perëndimit
Lajmet kryesore
-
Meta “harron” Dumanin – akuza dhe paralajmërime për kundërshtarët
-
Hetimet mbi Kadastrën, SPAK zbardh akuzat për 4 të arrestuarit
-
Putini nuk e ka urdhëruar vdekjen e Navalnyt në shkurt, besojnë agjencitë amerikane
-
Kodi Civil si kundërpeshë e Asociacionit? – Premtimi i Kurtit për ta amortizuar presionin ndërkombëtar