Çmimi i Bitcoin-it mund të arrijë në 50 mijë dollarë në fund të muajit.
Kriptomonedha po tregtohet me çmimin prej 38 mijë e 300 dollarësh, duke u rritur me 11% nga dita e kaluar. Në 24 orët e fundit, çmimi i Bitcoin-it është rritur me 4 mijë dollarë.
Rritja e çmimeve ka mundësuar një rikuperim të humbjeve nga java e kaluar. Çmimi i Bitcoin-it ra nga 40 mijë dollarë në 30 mijë e 305 dollarë të hënën.
Pavarësisht rikuperimit, kriptomonedha është larg nivelit rekord prej 41 mijë e 962 dollarësh të arritur më 8 janar.
Sipas analizave të tregut, ekziston një probabilitet prej 20% që kriptomonedha të rritet mbi 50 mijë dollarë deri më 29 janar.
Grupi bankar amerikan JPMorgan parashikoi se Bitcoin mund të arrijë të tregtohet me shifra deri në 146 mijë dollarë.
Interesi për kriptomonedhën më të madhe në botë u rrit vitin e kaluar.
Bitcoin shihet si një mbrojtje kundër inflacionit dhe një alternativë ndaj dollarit kur zhvlerësohet./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ranucci tregon pse nuk u transmetua pjesa e dytë e ‘Report’ për Shqipërinë
-
I vunë tritol në banesë, KLGJ i cakton 6 muaj mbrojtje gjyqtarit Tonin Stërkaj
-
Celibashi i bën thirrje Kuvendit të vendosë për votën e diasporës
-
“European Pravda”: Bislimi s’e përdori fjalinë “gati për luftë” në asnjë rast, pavarësisht se u pyet specifikisht për mundësinë e luftës