Fushata e vaksinimit “Shqipëria Buzëqesh” vijon në gjithë vendin, dhe tashmë numri i të vaksinuarve po i afrohet shifrës prej 800 mijë qytetarëve, të cilët kanë marrë të paktën një dozë kundër Covid-19.
Në 24 orët e fundit, 3 mijë e 625 vaksinime janë kryer në Shqipëri. Totali i saktë prej fillimit të fushatës, është 787 mijë e 321 mijë.
Të dhënat e fundit, i ka bërë publike ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.
#ShqipëriaBuzëqesh🌼 pic.twitter.com/GzS7TNXE5r
— Ogerta Manastirliu (@GManastirliu) June 3, 2021
Nëse ritmi vazhdon, atëherë në pak ditë, shifra do të shkojë në 800 mijë. Kështu, duke u afruar më shumë drejt objektivit të caktuar, për 1 milion vaksinime deri në fund të muajit qershor.
Me mbërritjen e 40 mijë e 800 dozave të djeshme nga kompania AstraZeneca, pritet të ndiqet vijimësia me vaksinimin e fashave të caktuara moshore dhe atyre të rrezikuara.
Procesi vazhdon për punonjësit e transportit publik dhe qytetarët mbi 60 vjeç. Fasha pritet të ulët edhe për ata mbi 55 vjeç.
Në proces të përfunduar vaksinimi, janë zyrtarisht 250 mijë persona. Këta janë kryesisht të moshuar, bluza të bardha, policë, arsimtarë dhe gazetarë.
Në pritje për marrjen e dozës së dytë janë edhe operatorët turistikë.
Doza të tjera pritet të vijnë nga katër kompanitë e certifikuara në Shqipëri. Përpos AstraZenecas, doza të cila vijnë si pjesë e mekanizmit Covax, tre të tjerat janë ato Pfizer, Sputnik V dhe Sinovac.
Këto të fundit, mbulojnë edhe partinë më të madhe të dozave, me mbi gjysmën e totalit të kontraktuar.
Dozat Pfizer ndërkaq, ndahen midis atyre të kontraktuara nëpërmjet vetë prodhuesit dhe atyre të dhuruara nga Këshilli i Evropës, më konkretisht nga Qeveria e Austrisë.
Në tërësi që prej fillimit të vaksinimit, në Shqipëri kanë ardhur rreth 900 mijë doza.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Kurti: Zgjedhjet më mirë në verë se në dimër, s’ka rëndësi a qeverisë edhe 10 muaj, apo edhe 3 muaj
-
Nisma e PS, Delegacioni i BE-së: Të mos preket reforma në Drejtësi
-
Izraeli thellon ofensivën në Rafah dhe rihyn në zonat veriore të Gazës
-
Krasniqi: Dallime me Kurtin kemi, por diskutimin e patëm të mirë