Përfaqësuesi i Partisë Demokratike (PD), Ivi Kaso, ka qenë prezent në seancën e parë në Kolegjin Zgjedhor për të paraqitur padinë për Qarkun e Gjirokastrës.
PD-ja ka kërkuar shpalljen e zgjedhjeve si të pavlefshme në këtë qark.
Sipas Kasos, burimet shtetërore në zgjedhje u vendosën në dispozicion të Partisë Socialiste. Gjithashtu pretendon se vullneti i zgjedhësve u deformua me anë të presioneve e benefiteve nga mazhoranca.
“Disa raste ishin nga ky organ i specializuar. Ka pasur vlerësim në kërkesë-padinë që kemi dërguar dhe procesin administrativ në KQZ, një skemë të organizuar të vënies në shërbim të mazhorancës ditën e zgjedhjeve deri rezultatin e gjithë resurseve e burimeve shtetërore në dispozicion të PS-së”, tha ai.
Ai theksoi se, pavarësisht ndalimit që parashikon, sipas legjislacionit, katër muaj para zgjedhjeve qeveria nuk duhet të përdorë burimet shtetërore dhe dhënien e përfitimeve për kategori të ndryshme.
“U shkel me të dyja këmbët, u përdor masivisht çdolloj burimi shtetëror. Si në disa qarqe me tërmetin. Struktura kriminale, e vënë në punë nga mazhoranca dhe qeveria. Kriminaliteti në një zonë të caktuar punon për rezultatin dhe kandidatët e PS-së, si dhe drejtorët e enteve që ndikojnë në procesin zgjedhur”, shtoi Kaso.
Në përmbyllje, ai tha se si forcë politike “ne kemi paraqitur mbi 20 prova në KAS dhe kërkuam marrjen e 19 provave të tjera që gjendeshin pranë institucioneve shtetërore. Ato refuzuan t’i ndajnë me ne të dhënat. Mbi funksionimin e përditshëm, veçanërisht para zgjedhjeve”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
“Mund t’iu zhvatni lëkurën”, Alexander Clapp udhëtim në historinë kriminale në Mal të Zi
-
15 kompanive të mëdha u kërkohet të ndalojnë reklamat që nxisin dezinformimin rus në Ballkan
-
Situata në vijën e frontit është përkeqësuar, thotë shefi i ushtrisë së Ukrainës
-
Vdiq Ali Lajçi – ikona e “Pranverës ‘81”