Kohët e fundit sipas studimeve të kryera nga psikologët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, fëmijët po bëhen çdo ditë e më të varur nga teknologjia.
Shumë prindër dorëzohen për të gjetur mënyra të ndryshme për të argëtuar fëmijët e tyre dhe i japin leje të përdorin telefonat, iPad, apo të shohin televizione të ndryshme dhe nga këtu fillon i gjithë problemi.
Krijimi i një qëndrimi më të ekuilibruar dhe strikt ndaj teknologjisë në shtëpinë tuaj nuk do të ndodhë brenda natës, por ka një numër strategjish për të menaxhuar situatën.
Komunikimi me fëmijën
Për ju është e qartë që fëmija është në përdorim të tepërt të telefonit, por ata mund të mos e shohin në këtë mënyrë. Sigurohuni që të flisni me ta, duke përfshirë efektet negative dhe rrezikun që përdorimi i mediave sociale mund të ketë në jetën reale.
Vendosni kufij
Krijimi i orëve të caktuara ose vendeve që do të jenë pa pajisje ndihmon në vendosjen e disa kufijve në përdorimin e pajisjes.Duhet të siguroni mundësinë që familja juaj të komunikojë me njëri-tjetrin pa u shpërqendruar nga telefonat, tabletët dhe ekranet.
Bëhuni shembull për fëmijën
Kjo do të jetë një sfidë e vërtetë për shumë prej nesh. Varësia nga teknologjia nuk është vetëm një problem adoleshence. Shembulli i vendosur nga prindërit është udhëzuesi themelor për sjelljen e fëmijëve më të vegjël dhe ndërsa adoleshentët mund të mos jenë aq shpejt të në ndjekjen e shembullit.
Prindërit i kërkojnë fëmijës të mos qëndrojë me telefon, ndërkohë që vetë qëndrojnë për orë të tëra.
Kontrollo
Pyetini ata se në cilat faqe, aplikacione ose lojëra po kalojnë kohë, çfarë po shikojnë, çfarë flasin me miqtë e tyre.
Përshtatur nga “ Daily Mail” për Albanian Post
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Fondacioni “Archewell” i Meghan Markle dhe Princ Harry cilësohet si “delekuent” nga organet e shtetit
-
Mbreti Charles emëron Princin William në rolin e ri ushtarak, pozita pritej t’i jepej Princit Harry
-
Meghan Markle shfaqet me gjerdanin me kryq të princeshës Diana, një dhuratë nga Princi Harry
-
Hailey dhe Justin Bieber së shpejti do bëhen prindër për të parën herë
Lajmet kryesore
-
LDK-ja s’e pranon “instrumentalizimin” e opozitës: Dorëheqja e Kurtit duhet t’i paraprijë datës së zgjedhjeve
-
Reforma e inspektimeve, Rama: Krijojmë një forcë të re autonome të shkëputur nga ministritë
-
Sulm në autokolonën e burgut, dy oficerë francezë të vrarë në një pritë pranë Normandisë
-
Dikur ftonte të votohej Joe Biden, tash Kurtit i ndryshojnë preferencat politike në Amerikë