Krijoni një pjatë të re, që do të kthehet në të preferuarën tuaj, përmes recetës së kofshëve të pulës confit. E shijshme dhe e thjeshtë për t’u përgatitur, kjo pjatë e ngrohtë është një gatim tradicional i Francës jugperëndimore, i cili sjell metodën e njëjtë të ruajtjes së mishit para ftohjes. Procesi i ngadaltë i gatimit do të bëjë që mishi të jetë i butë dhe shumë i shijshëm dhe shoqërohet me salcë barbeque dhe erëza.
Kjo recetë sugjerohet nga shefi i kuzhinës Renato Mekolli.
Përbërësit: 8 kofsha pule, vaj luledielli, 4 thelpinj hudhre, 1 kërcell rozmarinë, 1 kërcell thimo, 1 gjethe dafine, disa kokrra piperi, pak piper të kuq të ëmbël, kripë, piper.
Përgatitja
Vendosim të gjithë përbërësit bashkë në një tenxhere. Tenxheren e vendosim në zjarr shumë të ulët dhe e lëmë ashtu për rreth 3–4 orë.
Pasi të ketë mbaruar procesi, e mbulojmë tenxheren dhe e lëmë të ftohet.
Pasi është ftohur vendosim kofshët e pulës në salcë barbeque-je dhe i përziejmë me të.
Hedhim susam dhe qepë të njoma, të prera hollë dhe bukur.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Përurohet shtatorja më e madhe e Skënderbeut në tokën italiane, nga arbëreshët e San Basile-s
-
Balla: Po punohet për një program të madh asistence ndaj Shërbimit Zjarrfikës, me donatorë të huaj
-
Hamasi tregon se është gati për marrëveshje, izraelitët ende të përçarë
-
Raportet ndërkombëtare që shkërmoqën propagandën qeveritare