Një direktivë e re ndalon qytetarët të regjistrojnë pamje të policisë gjatë protestave. Akti ёshtё dёnuar nga grupet e tё drejtave tё cilёt e kanё quajtur censurё dhe goditje, si pёr pёrgjegjёsinё dhe gazetarinё e qytetarёve.
“Këto lloj regjistrimesh audio-vizuale pengojnë ata policinё të përmbushin detyrat e tyre dhe nuk duhet të lejohen. Duhet të parandalohen ata që marrin regjistrime të një proteste ose veprimi”, thuhej në direktivë.
Veprimet ligjore do të ndërmerren kundrejt çdo qytetari që regjistron policinë në ndonjë ngjarje shoqërore.
Policia pretendon se regjistrimet audio-vizuale të oficerëve teksa ata janë duke përmbushur detyrat e tyre gjatë ngjarjeve shoqërore shkelin privatësinë e tyre dhe zbulojnë identitetin e tyre.
Grupet e të drejtave dënuan direktivën e re si censurë të qartë.
Dega e Shoqatës së Avokatëve Progresivë, CHD në Stamboll tha se u komunikua qartë pёr garantimin e anonimitetit tё policisë përpara çdo incidenti në 1 maj, Ditën Ndërkombëtare të Punës.
“Nëse personeli juaj regjistrohet ndërsa torturoni dikë, kjo mund të paraqitet si provë. Edhe një herë, detyra juaj nuk është të torturoni, është një krim!”, CHD shkroi në Twitter.
Brutaliteti policor dhe tortura janë problemet kryesore në Turqi.
Raporti i vitit 2021 i vëzhguesit ndërkombëtar të të drejtave të Njeriut, Human Rights Watch, HRW, vuri në dukje një rritje në Turqi të akuzave për torturë, keqtrajtim dhe trajtim mizor e çnjerëzor ose degradues nga personeli i sigurisë.
Policia turke është e njohur për ndërhyrje brutale në protesta në vitet e fundit, pasi qeveria e Presidentit Rexhep Tajip Erdogan bëhet gjithnjë e më autoritare.
Policia përdori plumba gome dhe gaz piper në protestat e fundit të studentëve në Stamboll. Disa protestues, banorë lokalë dhe gazetarë u plagosën.
Shoqata Mjekësore Turke tha se 22 persona humbën jetën dhe të paktën 8 mijё njerëz u plagosën. 63 u plagosën rëndë gjatë Protestave të Parkut Gezi në vitin 2013 – protesta e parë masive kundër qeverisë islamike të Erdogan.
Protestat filluan pasi qeveria vendosi të imponojë një plan të ri urban për zonën, duke përfshirë një qendër tregtare në Parkun Gezi, pjesa e vetme e gjelbër e sheshit simbolik të Stambollit.
Në një kohë të shkurtër, protestat u përhapën në shumë qytete, duke shkaktuar sulme tё ashpra tё policisë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lobimi serb në OKB kundër rezolutës për Gjenocidin e Srebrenicës, si po e ndihmojnë rusët dhe kinezët?
-
Ahmeti: Pushka pas lufte dhe fjala pas Kuvendit s’kanë vlerë, vendit i duhet stabilitet
-
Deputeti gjerman, Borrell-it: Jepi fund politikës së shurdhër ndaj Serbisë
-
Rama konfirmon vizitën në Athinë më 12 maj
Lajmet kryesore
-
Tre monumente të Skënderbeut në Kalabri, Begaj: Simbol për të gjithë shqiptarët
-
“Java e Evropës”, Gonzato: Ta shoqërojmë Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE-së
-
Niger, pa një strategji të vërtetë Biden po humbet Afrikën
-
Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë ku bënë pjesë Vulin, po s’janë të gatshëm t’ia heqin masat Kosovës