Rajoni

Serbët e Bosnjës kundër anëtarsimit në NATO


Rreth 79.9% e qytetarëve që jetojnë në entitetin e Republikës Serbe  të Bosnje-Hercegovinës janë kundër anëtarësimit të saj  në Nato. Këto janë rezultatet e një  sondazhi publik, lidhur me integrimin euro-atlantik të Bosnjës.  Ky sondazh u prezantua nga përfaqësuesit e Fakultetit të Shkencave Sociale në Banja Luka. 

Helena Krnetic, studente e doktoratës në Fakultetin e Psikologjisë dhe të Neuroshkencës  tha se 51% e të anketuarve kishin bindjen se  futja e vendit në NATO do të vinte në rrezik  mbijetesën e Republikës Serbe.

Kur bëhet fjalë për Bashkimin Evropian (BE), qytetarët e përfytyrojnë më të qëndrueshëm nga ana ekonomiko-politike dhe në të njëjtën kohë e mendojnë si një hapsirë më tërheqëse.

Krnetic-i deklaroi se vëzhgimi i qëndrimeve të qytetarëve të Republikës Serbe të Bosnjës lidhur me integrimin evropian dhe me anëtarsimin në NATO u menaxhua në tre faza.  “Faza e parë përfundoi në tetor të vitit 2019, e dyta në shkurt dhe faza e tretë në qershor të këtij viti.  Në të tre anketat ne kemi marrë rezultate të të uniformizuara, që nënkuptojnë dukshëm qëndrimin negativ të qytetarëve të Republikës Serbe në Bosnjë ndaj anëtarësimit në NATO”.

Zeljko Budimir-i, profesor në Fakultetin e Psikologjisë dhe të Neuroshkencës tha se nga ky kërkim mund të arrinte në përfundimin se qytetarët e Republikës Serbe në Bosnje janë totalisht  kundër integrimit të saj në NATO. Ai tha se qytetarët e Republikës Serbe të Bosnjë-Hercegovinës besojnë se integrimi në BE është i ndarë nga  integrimi në NATO. Kjo është shumë e rëndësishme, pasi ka shumë presione, sidomos nga jashtë, që ky lloj  integrimi i përket konceptit të vetëm të integrimit Euro-Atlantik.  

Studimi i anketimit tregon se mbështetja për t`u anëtarësuar në BE në tre fazat e sondazhit nuk ra nën 50%, ndërkohë që një trend negativ u vu re  lidhur me anëtarësimin e Bosnjë-Hercegovinës në NATO, transmeton Albanian Post për Sarajevo Times./AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore