Lajme

76 vjet nga bomba bërthamore në Nagasaki


E hëna e 9 gushtit përkujton një çast historik me rëndësi botërore për qytetin japonez të Nagasakit, pasi shënjon 76-vjetorin e bombardimit atomik amerikan, i cili ishte themeli i parë drejt fundit të Luftës së Dytë Botërore.

“Në këtë përvjetor solemn të bombardimit atomik në Nagasaki, përkujtojmë fuqinë e tmerrshme në armëve bërthamore”.

Kështu ka dhënë mesazhin e tij në Twitter kryediplomati amerikan, Antony Blinken.

Këtu, ai rithekson edhe përgjegjësinë që shtetet si SHBA-të, të cilët zotërojnë armë të tilla, kanë për t’u siguruar se nuk do të përdoren më kurrë.

Nga ana tjetër, kryebashkiaku i Nagasakit, Tomihisa Taue, i bëri thirrje me urgjencë Qeverisë japoneze, që të lobojë për krijimin e një zone të lirë nga armët bërthamore në Azinë Verilindore.

Thirrja shtrihet edhe për SHBA-të dhe Rusinë.

Dy superfuqitë janë zotërueset më të mëdha të armëve bërthamore në botë.

Sipas Taue-së, këto vende duhet të bëjnë më shumë për ç’armatimin bërthamor.

Kjo, pasi sipas tij, vendet po tërhiqen nga iniciativa për të minimizuar përdorimin e arsenalit bërthamor.

Mbi 70 mijë jetë u humbën nga shpërthimi në Nagasaki. Por, efekti i vërtetë, erdhi nga vala shkatërruese, e cila u la pas. Më 9 gusht 1945, do të ishte një tjetër bombë atomike, ajo e Hiroshimas, e cila do të sillte përfundimisht fundin e Luftës së Dytë Botërore.

Mbi 140 mijë japonezë humbën jetë prej atij shpërthimi. Ngjarjet kujtohen tashmë si dy nga pikat më të errëta të njerëzimit. Çaste, për të cilat apelohet të mos kthehen më.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore