Lajme

614 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID


Ilustrim

614 është numri total i gjobave të shqiptuar gjatë 24 orëve të fundit nga ana e Policisë së Kosovës për mosrespektim të masave anti-COVID.

Numri total i gjobave të shqiptuara brenda 24 orëve për mos respektim të masave anti-COVID një javë më parë ishte 631.

Pas përkeqësimit të gjendjes me pandeminë COVID-19, Qeveria e Kosovës kishte miratuar masat e reja për parandalimin e përhapjes së virusit Sars-cov-2.

30 gushti ishte data e cila këto masa, ku mes tjerash u rikthye ora policore për të gjithë qytetarët e Kosovës nga ora 22:00 deri në ora 05:00, hynë në fuqi.

Një ndër masat e cila hyri në fuqi ishte edhe bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën.

“Ndalohet hyrja në ambientet e mbyllura pa maskë. Obligohen të gjitha institucionet publike dhe private që të përcaktojnë një punonjës të monitorojë zbatimin e masës të përcaktuar në pikën 15”, thuhej në njoftimin e qeverisë.

Në kuadër të masave parandaluese ishte paraparë edhe kufizimi i mbledhjeve publike dhe private

“Pavarësisht numrit të personave, ndalohet veprimtaria e klubeve të natës si dhe organizimi i festivaleve, koncerteve, eskurzioneve, peligrinazheve, dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe shoqërore, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës”.

Shërbimeve të gastronomisë u ndalua shërbimi në hapësirat e mbyllura për një periudhë tre javore ndërsa me 26 shtator pas miratimit të masave të reja anti-COVID, një gjë e tillë u lejua por me përgjysmim të kapacitetit.

“Gastronomia nga data 27 shtator lejohet të shfrytëzojë hapësirat e mbyllura deri në 50 përqind e kapaciteteve të hapësirës, kurse në hapësirat e hapura deri në 70 përqind të kapaciteteve”, thuhej në vendimin e Qeverisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore