Lajme

5 të vdekur pas bombardimeve ruse në Dnipro


Të paktën pesë persona kanë gjetur vdekjen pas bombardimeve ruse në një zonë rezidenciale në rajonin e Dniepro-s, sipas një njoftimi të dhënë nga verë guvernatori, Valentyn Reznichenko.

Përgjatë një mesazhi që ai ka shkruar në rrjetin e komunikimit Telegram, ka shpjeguar edhe se 27 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe të gjithë ata, po marrin trajtim të specializuar në spital.

Kryediplomati ukrainas, Dmytro Kuleba, ka kërkuar dënimin e menjëhershëm ndërkombëtar lidhur me këto goditje, duke ushtruar sërish presion mbi ardhjen e armëve të reja, për të rrëzuar raketat dhe dronët rusë, të cilët e godasin Ukrainën çdo ditë.

Shtatë vendeve superfuqi botërore, të grupimit G7, nga ana tjetër, së bashku me Bashkimin Evropian, u ka bërë thirrje të shtojnë sanksionet kundrejt Moskës pa asnjë vonesë, në mënyrë që lufta ruse të mos financohet më prej ekonomive perëndimore, në mënyrë indirekte.

Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar ndërkohë edhe në kryeqytetin, Kiev dhe rrethinat e tij, por nuk është raportuar ende për viktima apo të plagosur.

Nga ana e saj, Rusia pretendon se është e përqendruar që të godasë infrastrukturën energjetike dhe atë ushtarake ukrainase, pa prekur kësisoj civilët.

Mirëpo, ashtu si edhe në raste të tjera, ka rënë në sy fakti se janë sulmuar përtej zonave rezidenciale, edhe spitale, shkolla apo kopshte.

Në Lviv, qytetin më perëndimor ukrainas, ka pasur po ashtu shpërthime të forta të dëgjuara, pa dëme në njerëz.

Teksa, luftimet vijojnë të jenë të ashpra në zonën lindore dhe jugore të vendit.

Për ministrin e Energjisë në Ukrainë, Herman Halushchenko, ditë shumë të vështira i presin qytetarët e vendit të tij, për shkak të dëmtimeve të mëdha në infrastrukturën energjetike.

Teksa po punohet që ngrohja të mos u mungojë familjeve ukrainase, edhe me krijimin e qendrave të grumbullimit, të cilat operojnë me gjeneratorë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore