Lajme

4 shkurti – dita kur zyrtarisht pushoi së ekzistuari Jugosllavia


Ilustrim

Më 4 shkurt 2003, anëtarët e Asamblesë Federale miratuan dhe shpallën Kartën Kushtetuese të Bashkimit Shtetëror të Serbisë dhe Malit të Zi dhe ligjin për zbatimin e saj, kështu që Republika Federale e Jugosllavisë pushoi së ekzistuari.

Unioni Shtetëror Serbi – Mali i Zi kishte vetëm pesë ministri: Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ministrinë e Marrëdhënieve Ekonomike me Vendet e Jashtme, Ministrinë e Ekonomisë dhe Tregtisë së Brendshme, Ministrinë e Bashkësive Kombëtare dhe Etnike dhe Ministrinë e Mbrojtjes.

Kryeministri i atëhershëm i Serbisë, Zoran Xhinxhiç, ishte i mendimit se shpallja e Kartës Kushtetuese të Bashkimit Shtetëror të Serbisë dhe Malit të Zi do të rezultojë në formimin e një tregu të përbashkët dhe zhbllokimin e procesit të integrimit evropian të dy republikave.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Havier Solana shprehu “kënaqësinë e tij të vërtetë” për miratimin e Kartës Kushtetuese të Serbisë dhe Malit të Zi.

Solana tha se tani institucionet e bashkimit të ri shtetëror dhe qeveria e Serbisë e Malit të Zi duhet të sigurojnë që ai “të funksionojë dhe që premtimi për t’u bashkuar me integrimin evropian të bëhet realitet”.

Ky komunitet shtetesh pushoi së ekzistuari në maj të vitit 2006, kur Mali i Zi votoi për pavarësinë nëpërmjet një referendumi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore