Lajme

30 ditë paraburgim ndaj dy të dyshuarve për dhunimin e 11-vjeçares


30 ditë janë caktuar ndaj dy të dyshuarave për dhunimin e 11 vjeçares në Prishtinë.

Nga katër të dyshuar në mesin e tyre tre të mitur janë në paraburgim.

Kjo kërkesë erdhi nga Prokuroria Themelore e Prishtinës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se është identifikuar edhe i dyshuari i pestë për rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë të shtunën.

“Pas hetimeve intensive të kryera nga hetuesit rajonal kompetentë, sot më 29.08.2022 janë arrestuar edhe dy persona të tjerë të dyshuar, përderisa është identifikuar edhe personi i pestë i dyshuar për përfshirje në rastin “dhunim””, ka njoftuar policia e Kosovës.

Sipas organeve të rendit, lidhur me rastin e “dhunimit” policia deri në këtë fazë ka arrestuar gjithsej katër persona, personi i pestë është identifikuar, është kërkuar në shtëpinë e tij, nuk është gjet në shtëpi dhe i njëjti ndodhet në kërkim policor.

Policia e Kosovës.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj, ka thënë për Albanian Post se me urdhër të prokurorit kujdestar nga Departamenti për të Mitur, janë ndaluar dy persona të dyshuar për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Dhunimi”, si dhe ndaj të njëjtëve Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente.

Ulaj, ka theksuar se ndaj rastit të dhunimit të së miturës janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.

“Ndaj rastit në fjalë janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në koordinim me të gjitha institucionet relevante, andaj, meqë kemi të bëjmë me procedurë për të mitur, nuk mund të japim informata të tjera, për shkak të ruajtjes së integritetit të të miturve në procedurë”, ka shtuar ajo.

Ndërsa Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim për caktimin e masës së paraburgimit për një muaj, ndaj dy të miturëve të cili dyshohet që së bashku me katër persona të tjerë dhunuan një të mitur.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore