Shqipëria

3-vjeçarja në Durrës ndodhet jashtë rrezikut për jetën, pasi ra nga kati i shtatë i pallatit


3-vjeçarja, e cila ra nga kati i shtatë i pallatit ku banonte bashkë me prindërit në Durrës, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e kaluar rreth orës 20:07, në lagjen nr.13.

E mitura tanimë ndodhet te spitali i Traumës dhe nuk ka rrezik për jetën.

“Rreth orës 20:07, në lagjen nr. 13, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i apartamentit në kat të shtatë, ku ishte së bashku me prindërit e saj, një 3-vjeçare”, u tha në njoftim.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, e mitura mori fillimisht ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Durrësit.

Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të ngjarjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore