Lajme

20 vjet nga 11 shtatori, Evropa krah SHBA-ve


Dy dekada më parë, një sulm i tmerrshëm terrorist do të godiste zemrën e New York-ut, World Trade Center, në atë që do të mbahet si 9/11, ose tragjedia e 11 shtatorit 2001 në SHBA.

Në nder të kësaj dite, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, rikujton ngjarjet dhe shpreh qëndrimin e hapur evropian krah amerikanëve.

“Në 11 shtator, ne kujtojmë ata, të cilët humbën jetën dhe nderojmë ata, të cilët dhanë gjithçka për të ndihmuar”.

Von der Leyen thekson se edhe në kohët më të errëta dhe më sfiduese, më e mira e natyrës njerëzore mund të lulëzojë.

“Bashkimi Evropian është krah SHBA-ve për të mbrojtur lirinë”, vijon ajo shkrimin e saj. “Fitoren e dashurisë, kundrejt urrejtjes”.

Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, ka përkujtuar po ashtu ngjarjen, si ndryshuese të botës.

“Ato ngjarje e bënë botën më të rrezikshme, më të frikshme, më të vështirë”, shkruan Sassoli. “Dhe prapë, kundër terrorizmit, nuk vdes dëshira për liri, demokraci dhe paqe.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore