Lajme

20 të vdekur dhe 932 raste të reja me COVID-19 në Kosovë


Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka raportuar 20 persona të vdekur nga COVID-19 dhe 932 persona të infektuar.

Numri i të infektuarve vjen nga shtatë mijë e 384 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas IKSHPK-së gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjithsejtë 962 persona.

Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 26 mijë e 525.

Ndërsa, një ditë më parë në Kosovë 36 persona kanë humbur jetën nga Coronavirusi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore