Lajme

17 të vdekur dhe 599 raste me COVID-19 në Kosovë


Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë, ka raportuar 17 të vdekur nga COVID-19 dhe 599 persona të infektuar.

Numri i të infektuarve vjen nga tre mijë e 576 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas IKSHP-së në 24 orët e fundit janë shëruar 868 pacientë, duke e çuar në 85 mijë e 196 raste, numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Me më së shumti raste pozitive mbetet komuna e Prishtinës, me gjithsejtë 128 persona të infektuar derisa në komunat tjera numri i të infektuarve është më i vogël.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (77, 66, 51 vjeç), Ferizaj 2 raste (79, 63 vjeç), Gjilan 2 raste (81, 70 vjeç), Kamenicë 2 raste (69, 67 vjeç), Klinë 2 raste (81, 68 vjeç), Mitrovicë 2 raste (80, 73 vjeç), Gjakovë 1 rast (78 vjeç), Obiliq 1 rast (58 vjeç), Podujevë 1 rast (63 vjeç), Viti 1 rast (72 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 100 mijë e 135 ku 12 mijë e 900 mbesin raste aktive.

Ndërsa një ditë më parë kanë humbur jetën edhe 14 persona nga Coronavirusi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore