Sport

11 lojtarët më të mirë të vitit 2021 sipas FIFA-s


FIFA ka zgjedhur 11 lojtarët më të mirë të vitit 2021, dhe çuditërisht, të pakët janë lojtarët nga fituesit e Ligës së Kampionëve, Chelsea ose Italia, të cilët fituan Kampionatin Evropian.

11 lojtarët më të mirë sipas FIFA-s janë: Gianluigi Donnaruma, Ruben Dias, Leoardo Bonucci, David Alaba; N’Golo Kante, Jorginho, Kevin De Bruyne; Robert Lewandowski, Lionel Messi, Cristiano Ronaldo, Erling Haaland.

Në 11-shen më të mirë të FIFA-s munguan edhe lojtarë si Karim Benzema e Mohamed Salah, të cilët patën një sezon shumë të mirë.

Premier League dominoi, pasi kishte pesë lojtarë në 11-shen më të mirë të FIFA-s, nga Chelsea, Manchester City e Manchester United.

Në Ligue 1 ishin dy lojtarë, të dy nga anët e Paris Saint Germain.

Në Bundesliga ishin dy sulmues, nga dy klubet më të mëdha gjermane, Bayern Munich e Borussia Dormtund.

Ndërsa Serie A, e La Liga kanë nga një lojtarë secila në 11 lojtrët më të mirë të FIFA-s.

Kujtojmë se pavarësisht se nuk ishte në 11-shen më të mirë të FIFA-s, portieri i Chelsea-t, Edouard Mendy mposhti Gianluigi Donnarumma-n dhe Manuel Neuer-in në duelin për çmimin e portierit më të mirë në botë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore