Film

102 artistë të rinj pjesë e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit


Drejtoresha e Përgjithshme e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Zana Çela, para nisjes së sezonit artistik 2021, vlerësoi maksimalisht artistët e rinj. Sipas saj, angazhimi i tyre ka dhënë kontribut shumë cilësor në suksesin e shfaqjeve të viteve të fundit.

Ndaj dhe përfshirja e të rinjve është një iniciativë e ndërmarrë nga vetë drejtoresha e TKOB-së, duke iu vënë atyre në dispozicion të gjithë infrastrukturën artistike dhe teknike. 102 artistë të rinj ndërkohë janë punësuar dhe tashmë janë pjesë e TKOB-së.

Ata jo vetëm do të startojnë sezonin artistik 2021, por do të jenë protagonistët e një seriali shfaqjesh që do të transmetohen online.

“Jemi shumë të kënaqur, sidomos me një pjesë të artistëve të rinj, me një pjesë të drejtuesve të prodhimit, të teknikës, të cilët flasin shumë qartë me punën apo me interpretimin e tyre në skenë. Ashtu siç ne ju kemi mbështetur në muajt e parë apo në vitin e parë të punës tuaj, tani jeni bërë ju mbështetja jonë. Këtë gjë e tregojnë posterat apo banerat e çdo shfaqjeje ku është i fiksuar emri i gjithsecilit nga ju në role e në kryerole. Ndaj unë me bindje them që tashmë jeni bërë ju mbështetje e këtij teatri.” – u shpreh Drejtoresha e Përgjithshme./AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore