Film

10 për Mank-un e Netflix-it


Biografia e skenaristit “Mank” ka marrë 10 nominime në Çmimin e Akademisë për vitin 2020.

Ky prodhim i Netflix-it për skenaristin, Herman Mankiewicz ndër nominimet e marrë përfshihen edhe filmi më i mirë, regjisori më i mirë për David Fincher dhe aktorin më të mirë për Gary Oldman.

Mank-u arriti të rrëmbente vëmendjen duke lënë pas një tjetër prodhim të Netflix-it të titulluar “The Trial of the Chicago 7” dhe “Nomadland” nga Searchlight Pictures i kompanisë Walt Diseney.

Nomadland-i, filmi i gruas së pikëlluar që endet në Perëndimin Amerikan, arriti të merrte gjashtë nominime. Në to përfshihet aktorja më e mirë për Frances McDormand dhe regjisorin më të mirë për Chloe Zhao.

Gjashtë nominime mori edhe “The Trial of the Chicago 7”, i cili rrëfen protestat e dhunshme që kanë ndodhur në Kongresin Kombëtar Demokratik në vitin 1968.

Bloomberg i cilëson nominimet e kësaj here në historinë e çmimeve Oscar si “të çuditshme”. Kjo pasi Netflix-i, lojtari i ri i HollyWood-it, nuk ka fituar kurrë filmin më të mirë të vitit.

Gjatë pandemisë adhuruesit e filmave u detyruar të lënë ndenjëset e kinemasë dhe të shohin filmin e tyre të radhës në internet në dhomën e tyre.

Kjo ka çuar edhe në transformimin e ngjarjeve më të ndjekura të ndarjes së çmimeve.

Ngjashëm si Golden Globes, edhe transmetimi i 93-të i Academy Awards do të ripunohet shumë për shkak të COVID-19. Ajo pritet të mbahet më datë 25 prill.

Ngjarja do të vendoset në depon e trenave të Union Station-it në Los Angeles dhe në teatrin Dolby të akademisë. Ajo do të shfaqë disa elementë vetë, mirëpo do të mbështetet në teknologji për të krijuar iluzionin se një numër i madh i njerëzve po mblidhen së bashku.

Nga ana tjetër, në fokusin e teatrit nuk do të jenë shumë filma. Kjo pasi shumica e filmave të mëdhenj u vonuan për shkak të mbylljes së teatrit në vitin 2020. Gjë që kufizoi mundësitë e anëtarëve të akademisë.

Lidhur me filmat e nominuar, Bloomberg shprehet se nxjerrin në pah një numër të larmishëm tregimesh nga një numër i larmishëm tregimtarësh.

“Akademia e filmit është përpjekur në mënyrë aktive të eliminojë paragjykimet racore dhe gjinore nga nga procesi i përzgjedhjes pasi ka zgjedhur në mënyrë të përsëritur në kategorinë kryesore, kandidatë të bardhë dhe të gjithë meshkuj”, shton ai.

Gara për aktorin më të mirë përfshin tre kandidatë me ngjyrë. Daniel Kaluuya dhe Lakeith Stanfield në “Judas and the Black Mesiah” dhe Leslie Odom Jr në “One Night in Miami”

Ndërsa në kategorinë e regjisorit më të mirë, për herë të parë përfshihen dy kandidatë aziatikë.

Edhe pse nominimet dominohen nga Netflix-i, pritet që të humbasë përsëri filmin më të mirë të vitit çka lidhet me shqetësimet e disa anëtarëve të akademisë se shërbimi po dëmton industrinë e kinemasë.

Megjithatë, Netflix-i do të shndërrohet edhe këtë vit në publikuesit e një numri më të madh të filmave midis gjithë studiove të mëdha. Përafërsisht një film në javë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore