Lajme

Von der Leyen në Vilnius: Duhet t’ju kishim dëgjuar, Rusia na kërcënon


“Për shumë vite, Lituania e ka paralajmëruar Evropën për rrezikun që paraqet Rusia. Pas vitit 2014, ju na thatë se Vladimir Putin thjesht nuk do të ndalej. Dhe Evropa duhet të kishte dëgjuar. Na u desh shumë kohë për të kuptuar kërcënimin e Rusisë së Putinit”.

Kështu ka thënë presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, duke festuar Ditën e Evropës në Seimas, Parlamenti Lituanez në Vilnius.

“Por sot, bashkimi ynë është fort në anën tuaj, në favor të lirisë dhe kundër agresionit”, ka shtuar von der Leyen.

Ajo ka vijuar duke thënë se “kur vendosët të çliroheni nga shantazhi energjetik i Rusisë, Unioni ynë ndërhyri, me financime të paprecedentë për energji të pastër, magazinim dhe ndërlidhje. Unë isha këtu në Lituani, së bashku me Jens Stoltenberg, kur Bjellorusia u përpoq t’ju destabilizonte me një sulm hibrid. Kanë qenë muaj të vështirë”.

Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko, sipas saj, u përpoq t’i përçante.

“Por Evropa mbeti e bashkuar dhe ne u përballëm me krizën së bashku. Dhe tani ne po bashkojmë forcat përsëri për të rifilluar industrinë tonë të mbrojtjes, me legjislacionin këtu në Seimas që është në harmoni”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore