Sport

Mediat greke ‘zyrtarizojnë’ afrimin më të ri në Kombëtaren shqiptare


Anxhelo (Antzelo) Sina

Anxhelo (Antzelo) Sina pritet të jetë afrimi më i ri në Kombëtaren shqiptare U-21. Portieri i cili së fundmi u shpall kampion në UEFA Youth League aktivizohet me Olympiacos U-19.

20-vjeçari kishte dy oferta në tavolinë, një nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe tjetrën nga ajo greke. Dhe, ai ka vendosur të përfaqesojë kuqezinjtë.

Kanë qenë vetë mediat greke që kanë konfirmuar lajmin, i cili qarkullonte prej ditësh tashmë.

“Gazzetta.gr” shkruan ndër të tjera se “Sina ka zgjedhur të përfaqësojë Kombëtaren e Shqipërisë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore