Shqipëria

Ceremonia tradicionale “Karli i Madh”, Rama: Luajti një rol kyç në formësimin e historisë


Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë fjalës së tij në ceremoninë tradicionale të Çmimit të Karlit të Madh u shpreh se ky i fundit  “i cili njihet gjithashtu si ati i Evropës moderne, luajti një rol kyç në formësimin e historisë”.

“Janë tashmë jo vetëm tensione filozofike por çështje duhet të përballemi politikisht. Shfaqet në rrugë, parlamente, midis qeverive. Unë besoj se duhet t’i rezistojmë tundimit se është temë komplekse për ne që të merremi. Të tolerosh të keqen, rrezikon ta lejosh që të shumëfishohet. Si mundet dikush ta shohë djallit në sy, pa mundur t’i ngjajë atij? Toleranca ka qenë e mbështetur në epërsinë e civilizimit”.

Sipas Ramës, Karli i Madh luajti një rol kyç.

“Ai ishte jo vetëm strateg, por ai që propozoi shkëmbimin kulturor. Emri i tij lidhet me vlerat humaniste. Karli i Madh, ati i Evropës moderne, qëndrimi i tij i tolerancës shkonte krah për krah me bindjen për një këndvështrim për botën. Evropa ka qenë vetëkritike, kjo nuk është diçka e keqe.  Jam mjaft me fat që vij nga një vend që krenohet me bashkëjetesën fetare, madje edhe ateistët”.

Që nga viti 1950, Çmimi i Karlit të Madh ka nderuar individë dhe institucione që kanë kontribuar në bashkimin dhe përparimin e Evropës.

Ndër fituesit e mëparshëm janë figura të tilla si presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, presidenti francez, Emmanuel Macron apo Papa Françesku.

Këtë vit, çmimi i jepet kryerabinit Pinchas Goldschmidt, President i Konferencës së Rabinëve të Evropës, për rolin e tij të rëndësishëm në promovimin e dialogut dhe tolerancës ndërmjet komuniteteve të ndryshme fetare në Evropë.

Oliver Rolofs, zëdhënës i eventit, i tha DW-së se “pjesëmarrja e Kryeministrit Rama thekson përpjekjet e vazhdueshme të Shqipërisë për integrimin evropian”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore