Kosova

Zyrtari rus: “Moska vazhdon të mbështesë interesat e Serbisë në raport me Kosovën”


Drejtori i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Yuri Philipson

Drejtori i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Yuri Philipson, në një intervistë për gazetën serbe “Novosti” ka thënë se Rusia vazhdon të mbështesë Serbinë dhe interesat e saj në raport me Kosovën.

Ky zyrtar thotë se Rusia vazhdon të mbetet në krah Serbisë në atë që e konsideron kontest me Kosovën, përçka thotë se Moska nuk e sheh situatën në “favor të njërës anë”.

“Ne në mënyrë aktive jemi të përkushtuar që të zgjidhim situatën në Bosnje dhe Hercegovinë , dhe do të këmbëngulim që interesat e Serbisë në lidhje me Kosovën të mirren parasysh, që të mos ketë favorizim të padrejtë të njërës palë”, ka thënë ai.

Ai botën perëndimore e quajti “neokolonialiste” në raport me Ballkanin Perëndimor për të cilët tha se kanë “percepsion arrogant” dhe e shohin rajonin si “objekt të cilin duhet ruajtur”.

Ai vazhdoi masazhin e kahershëm psikologjik ndaj Serbisë duke thënë se pozicioni i Beogradit “është i guximshëm”, pasi këta të fundit nuk u bashkërenduan në sanksaionet perëndimore vendosur Rusisë.

Serbia vazhdon të luaj pozicionin e saj ambivalent gjeopolitik, ku në njërën anë nuk i bashkohet sanksioneve perëndimore, por në të njëjtën kohë duke u pozicionuar në mbështetje të integritetit territorial të Ukrainës pas pushtimit dhe agresionit rus.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore