Sport

Zyrtare: Toni Domgjoni bëhet futbollist i Vitesses


Futbollisti nga Kosova, Toni Domgjoni, ka nënshkruar kontratë tre-vjeçare me klubin e njohur holandez, Vitesse.

Mesfushori kosovar u transferua me parametra zero, pasi që kontrata e tij me klubin zviceran Zurich, i skadoi këto ditë.

Domgjoni ka lindur në Kroaci, ndërsa është rritur te moshat e reja të FC Zurich, përpara se të bashkohej me ekipin e parë në korrik të vitit 2018.

22-vjeçari ka luajtur 105 ndeshje sezonale me skuadrën e Zurich si dhe shtatë ndeshje në Ligën e Evropës.

Derisa ai ka luajtur deri më tani me kombëtaren U21 të Zvicrës, ku ka pasur 18 paraqitje zyrtare.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore