Sport

Zyrtare/ Steven Gerrard, trajneri i ri i Aston Villa-s


Foto e parë e Steven Gerrard si trajner i Aston Villa-s

Ish-trajneri i Rangers dhe ish-kapiteni legjendar i Liverpool-it, Steven Gerrard, i është bashkuar Aston Villa-s si trajner.

Gerrard do të jetë zëvendësues i Dean Smith tek Aston Villa, i cili u shkarkua para katër ditësh pas rezultateve të dobëta.

Zyrtarizimi i Gerrard u bë gjatë mëngjesit të sotëm, përmes një komunikate në rrjetet sociale.

Ata shkruajnë:

“Aston Villa janë të lumtur që të zyrtarizojnë emërimin e Steven Gerrard si trajner i ri i klubit”.

Gerrard kaloi një periudhë shumë të mirë në Skoci, ku me futbollin e tij sulmues, e ktheu titullin në Glasgow te Rangers, duke e fituar atë pa asnjë humbje.

41-vjeçari iu bashkua Rangers-it në vitin 2018 dhe aty kaloi tre vite.

Tani, Aston Villa për Gerrard do të jetë aventura e parë në Premier League.

“Villa është një klub me histori të pasur dhe traditë në Angli”, tha Steven, “jam jashtëzakonisht krenar që do të jem në krye të këtij klubi”.

Ndeshjen e parë në krye të klubit, Gerrard do ta ketë më 20 nëntor përballë Brighton-it në formë.

Kurse kundër ish-skuadrës së tij, Liverpool-it, ai luan më 11 dhjetor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore