Sport

Zyrtare/ Sadiku nënshkruan me klubin spanjoll


Ish-sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, Armando Sadiku, është transferuar te skuadra e nga Segunda Division apo La Liga 2, FC Cartagena.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi spanjoll, të cilët njoftuan se kanë nënshkruar kontratë një-vjeçare me Sadikun, me mundësi vazhdimi edhe për një tjetër.

“FC Cartagena raporton se ka arritur marrëveshje me futbollistin shqiptar, Armando Sadiku, për t’iu bashkuar ekipit tonë për këtë sezon 2022/23, me mundësi vazhdimi të kontratës edhe për një sezon tjetër”, thuhet në njoftimin e klubit.

Golashënuesi i vetëm i Shqipërisë në Evropian, u transferua nga skuadra tjetër e kategorisë së dytë të futbollit spanjoll, Las Palmas.

Ai në sezonin e fundit me skuadrën e Las Palmas, shënoi gjashtë gola në 26 paraqitje, derisa shkuan deri në “Play-off” për t’u inkuadruar në La Liga, por nuk ia dolën.

Sadiku mbërrin në FC Cartagena për të veshur fanellën e katërt në futbollin spanjoll, pasi më parë luajti edhe me skudrat, Malaga dhe Levante.

Paraqitjet më të mira në futbollin spanjoll, Sadiku i pati në sezonin 2019/20, ku shënoi 13 gola për skuadrën e Malaga-s në La Liga.

Në ditët në vijim, Sadiku do të udhëtojë nga Shqipëria për t’iu bashkuar Luis Carrion në përgatitjet para-sezonale që klubi po zhvillon në ambientet e La Manga Club.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore