Sport

Zyrtare, Nuno largohet nga Wolves-i në fund të sezonit


Skuadra angleze e Wolverhampton-in ka konfirmuar se në fund të sezonit trajneri i tyre, Nuno Espirito Santo do të largohet nga drejtimi i ekipit.

Tekniku portugez u vendos në krye të Ujqërve në qershorin e 2017 dhe arriti ta ngjiste Wolves-in në Premier Ligë dhe madje u kualifikua edhe në Ligën e Europës.

Në total, 47-vjeçari i ka drejtuar Ujqërit në 198 ndeshje, duke marrë 96 fitore, 46 barazime dhe 56 humbje. Me një mesatare të përgjithshme pikësh, prej 1.69 pikë për ndeshje.

Në ndryshim nga dy sezonet e mëpareshme të Wolves-it në Premier Ligë, aktuali është larg objektivave. Ata renditen në vendin e 12 me 45 pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore