Sport

Zyrtare/ Lingard nënshkruan me Nottingham Forest


Skuadra e posa ngjitur në Premier Leauge, Nottingham Forest, është duke vijuar punën për përforcimin e ekipit për sezonin e ardhshëm.

Së fundmi ata kanë transferuar nga Manchester United-i futbollistin anglez, Jesse Lingard.

Lingard ishte njëri nga lojtarët e larguar këtë verë nga Manchester United-i pas skadimit të kontratës.

Megjithatë, nuk shkoi shumë kohë dhe ai ka gjetur klub të ri ku do të vazhdojë karrierën në futbollin anglez.

Është vetë faqja zyrtare e Nottingham Forest që ka konfirmuar transferimin e Lingard si lojtar i lirë.

“Nottingham Forest është i kënaqur të konfirmojë nënshkrimin e Jesse Lingard”, thuhet në postimin e klubit anglez.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore