Sport

Zyrtare/ Leipzig emëron trajnerin e ri


Klubi i Leipzig-ut ka emëruar trajnerin e ri pas shkarkimit të Domenico Tedesco-s, i cili u largua nga puna pas humbjes në Ligën e Kampionëve nga Shakhtar Donetsk.

Trajneri i ri i klubit tani do të jetë gjermani, Marco Rose, i cili ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2024.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i Leipzig, të cilët përmes një njoftimi në faqen zyrtare, konfirmuan se kanë afruar në klub trajnerin 45-vjeçar.

Rose deri më tani ka përvojë në futbollin gjerman, pasi në të kaluarën ka drejtuar edhe klube si Borussia Monchengladbach dhe Borussia Dortmund, derisa ka drejtuar edhe Salzburg-un.

Gjermani është pa punë që nga 1 korriku i këtij viti, që prej se u largua nga stoli i Dortmund-it.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore