Zgjedhjet në Kosovë

Zyrtare: Komunat e Kosovës që shkojnë në balotazh për zgjedhjet lokale


Ilustrim.

Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), 21 komuna shkuan në balotazh.

Sipas rezultateve të KQZ-së, përsëri në raundin e dytë për komunën e Prishtinës do të garojnë, Arben Vitia nga Lëvizja Vetëvendosje më 36 mijë e 818 vota ose 42,54 për qind si dhe Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës më 25 mijë e 252 vota ose 29,17 për qind.

Për Fushë Kosovën, garë do të ketë mes Burim Berishës nga LDK më 7 mijë e 966 vota ose 49,72 për qind si dhe Enver Bajcinca nga Lëviza Vetëvendosje më 4 mijë e 98 vota ose 25,58 për qind.

Në komunën e Gjakovës, përsëri garë do të ketë mes Ardian Gjinit nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), i cili ka marrë 18 mijë e 973 vota ose 45,76 për qind si dhe Mimoza Kusari Lila nga Lëviza Vetëvendosje (LVV) më 15 mijë e 426 ose 37,20 për qind.

Në Drenas, Ramiz Lladrovci nga PDK më 10 mijë e 419 vota ose 45,50 për qind garon kundër Driton Ajazi nga Demokratet për Drenasin më 6 mijë e 984 vota ose 30,50 për qind.

Garë do të ketë edhe në komunën e Gjilanit mes Alban Hysenit nga LVV i cili ka marrë 19 mijë e 57 vota ose 44,71 për qind si dhe Lutfi Hazirit nga LDK më 18 mijë e 546 ose 43,51 për qind.

Për komunën e Istogut garojnë përsëri Ilir Ferati nga LDK i cili në raundin e parë ka marrë 7 mijë e 974 vota ose 41,9 për qind si dhe Beke Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i cili ka marrë 5 mijë e 140 vota ose 26,49 për qind.

Për Kaçanik, përsëri në garë është Besim Ilazi nga PDK i cili në raundin e parë ka marrë 7 mijë e 111 vota ose 44,67 për qind si dhe Jeton Raka nga LVV që morri 5 mijë e 311 vota ose 33,36 për qind.

Komuna e Prishtinës.

Balotazh në Klinë do të ketë mes Zenun Elezaj nga AAK më 7 mijë e 531 vota ose 43,33 për qind si dhe kandidati nga PDK Esat Raci më 4 mijë e 766 vota ndryshe 27,42 për qind.

Në Prizren, kandidati Mytaher Haskuka nga LVV i cili në raundin e parë ka marrë 24 mijë e 378 vota ndryshe 40,41 për qind do të garojë kundër Shaqir Totaj nga PDK  i cili ka marrë18 mijë e 919 ose 31,36 për qind.

Ndërsa, për komunën e Kamenicës në garë do të jenë Qendron Kastrati nga Partia Socialdemokrate i cili në raundin e parë ka marrë 5 mijë e 408 vota ndryshe 32,52 për qind si dhe Kadri Rahimaj nga LVV më 5 mijë e 156 vota ndryshe 31,01 për qind.

Obiliqi do të zgjedhë mes Xhafer Gashit nga Iniciativa Qytetare për Obliq i cili në raundin e parë të zgjedhjeve ka marrë 5 mijë e 975 vota ose 48,12 për qind si dhe Halil Thacit nga LVV i cili ka marrë 2 mijë e 507 vota ose ndryshe 20,19 për qind.

Përsëri për Rahovec garon Smajl Latifi nga AAK më 10 mijë e 144 vota ose 47,18 për qind si dhe Visar Korenica nga LVV më 5 mijë e 341 vota ose 24,84 për qind.

Për komunën e Podujevës garë do të ketë mes Ekrem Hysenit nga LDK i cili ka marrë 16 mijë e 925 vota ose 44,20 për qind si dhe Shpejtim Bulliqit nga LVV më 16 mijë e 907 vota ose 44,16 për qind.

Partitë politike në Kosovë.

Në Shtime, në balotazh kanë shkuar kandidati nga LVV, Qemajl Aliu më 5 mijë e 964 vota ose ndryshe 45,29 për qind si dhe Naim Ismajli nga PDK më 5 mijë e 824 vota ose 44,23 për qind.

E për komunën e Vitisë garojnë përsëri në raundin e dytë Sokol Haliti nga LDK i cili në raundin e parë kishte marrë 8 mijë e 326 vota ose 41,30 për qind si dhe Arsim Ademi nga LVV më 6 mijë e 955 vota ose 34,50 për qind.

Zgjedhjet në Kosovë.

Po ashtu, për Vushtrri Ferit Idrizi nga PDK më 10 mijë e 247 vota ose 34,81 për qind garon në raundin e dytë të zgjedhjeve kundër Xhafer Tahirit nga LDK më 9 mijë e 956 vota ose 33,82 për qind.

Për Malishevën, në garë janë Ekrem Kastrati nga Nisma Socialdemokrate më 7 mijë e 548 vota, ndryshe 34,8 për qind si dhe Isni Kilaj nga PDK më 6 mijë e 383 vota ose 28,82 për qind.

Komuna e Junikut në raundin e dytë do të zgjedh mes Agron Kucit nga AAK që ka marrë në raundin e parë të zgjedhjeve 1 mijë e 419 vota ose 45,19 për qind si dhe Ruzhdi Shehu nga LDK më 1 mijë e 319 vota ose 42,1 për qind.

Në Mamushë, Abdulahadi Krasnic nga partia Kosova Demokratik Turk ka marrë 1 mijë e 430 vota ose 48,92 për qind, por në raundin e dytë të zgjedhjeve do të garojë kundër Arif Butuc nga partia Kosova Adalet Turk Partisi më 1 mijë e 80 vota ose 36,95 për qind.

Edhe komuna e Kllokotit është në balotazh mes Vladan Bogdanovic nga Lista Serbe me 789 vota ose 41,01 për qind si dhe Strahinja Spasic nga partia popullore më 699 vota ose 36,33 për qind.

Raundi i dytë i komunave që kanë shkuar në balotazh zhvillohet më 14 nëntor.

Komunat të cilat kanë shënuar fitore duke mos shkuar fare në balotazh janë Deçani, Mitrovica Jugore, Leposaviçi, Lipjani, Novebërda, Peja, Shtërpca, Suhareka, Ferizaj, Zubin Potoku, Zveçani, Hani i Elezit, Graçanica, Ranillugu, Parteshi, Mitrovica Veriore dhe Skenderaj. Që një kandidat të fitojë pa balotazh i duhen 50 për qind plus një votë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore