Sport

Zyrtare/ El-Clasico do të luhet në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit


Derbi spanjoll, apo siç njihet El-Clasico, do të zhvillohet edhe në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.

Para pak çasteve është hedhur shorti i gjysmëfinaleve të Kupës së Spanjës.

Rivalët e përbetuar do ballafaqohen edhe dy herë në këtë sezon, por tani në Kupën e Mbretit.

Ndeshja e parë do të luhet në “Santiago Bernabeu” me datën 7 shkurt, ndërsa ajo e kthimit në “Camp Nou” më 1 mars.

Ndeshja tjetër gjysmëfinale është ajo mes Athletic Bilbao-s dhe Osasuna-s.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore