Lajme

Zyra e BE-së në Kosovë: Autori për vrasjen e trefishtë në Gllogjan të sillet para drejtësisë


Autobusi qe u sulmua mbreme ne Gllogjan te Decanit.

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka kërkuar që autori për vrasjen e trefishtë në Gllogjan të Deçanit të sillet shumë shpejt para drejtësisë.

“Shpresojmë se autori do të sillet shumë shpejt para drejtësisë”, ka shkruar zyra e BE-së në Kosovës përmes një cicërimë në Tëitter.

Tutje BE, ka thënë se janë thellësisht të pikëlluar duke u shprehur se është “sulm i neveritshëm drejt autobusit të nxënësve”.

“Mendimet dhe lutjet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre. Të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë’.

Vrasja e trefishtë në Deçan

utobusi qe u sulmua mbreme ne Gllogjan te Decanit

Të premten e 26 nëntorit, rreth orës 19:00, një autobus që po barte nxënës është sulmuar me armë zjarri, ku kanë mbetur të vdekur dy nxënës dhe shoferi i autobusit.

Dyshimet e para janë se sulmi ndodhi nga një person i vetëm me maskë dhe se ai kishte shtënë në drejtim të autobusit me kallashnikov.

Motivet e sulmit ende nuk dihen, derisa nga policia kanë njoftuar se kanë disa pista hetimi.

Gjithashtu, në raportin 24 orësh të policisë njoftohet se janë në kërkim të një personi, i cili aktualisht gjendet në arrati.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore