Përballje

Zvicra kualifikohet direkt në botëror, Italia e dyta e madhe në play-off


Ka ndodhur ‘çudia’ e radhës në kuadër të kualifikueseve për botërorin ‘Katar 2022’.

Nga grupi C, Zvicra do të shkoj direkt për në Katar, derisa Italia do të detyrohet të kërkoj kualifikimin nga faza play-off.

Të hënën në mbrëmje, Zvicra bëri atë që duhet, shënoi shumë gola, plot katër përballë Bullgarisë.

Në anën tjetër, Italia nuk bëri asgjë, pra as nuk shënoi, as nuk pësoi, duke barazuar me Irlandën e Veriut.

Këto rezultate, ja dhurojnë Zvicrës 18 pikë pas tetë ndeshjes, kurse Italisë vetëm 16.

Dy kampionët e fundit të Evropës, Portugalia 2016 dhe Italia 2020, Kupën e Botës do ta kërkojnë nga play-off.

Anglia shënoi dhjetë përballë San Marino-s, duke e mbyllur grupin në vendin e parë. Në grupin I, në play-off do të jetë Polonia.

Në grupin F, Danimarka pësoi humbjen e parë pas nëntë fitoresh nga Skocia.

Danezët e mbyllin të parët, kurse në play-off nga ky grup do të jetë Skocia.

Faza play-off do të zhvillohet në muajin mars.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore