Stil

Zvicër, orët luksoze mund t’i blini edhe online


Prodhuesit e orëve luksoze zvicerane, zakonisht nuk kryejnë shitje me pakicë në internet. Por tashmë po fillon një ngjarje e re “Watches & Wonders”.  Kjo për të shfaqur produktet e tyre më të fundit, duke shpresuar të ringjallin shitjet si pasojë e pandemisë.

Prodhuesit e orëve të nivelit të lartë ende mbështeten kryesisht në dyqanet fizike për shitje. Por suksesi i platformave në internet për orët, të tilla si WatchBox ose Richemont’s Watchfinder, kanë treguar se është e mundur të shesin ora luksoze online.

Mbyllja e fabrikave dhe dyqaneve për shkak të pandemisë goditi shitjet e orëve zvicerane. Kjo i ka detyruar markat të rrisin biznesin e tyre online dhe të rimendojnë aktivitetet digjitale.

Guillaume de Seynes, nënkryetar ekzekutiv në grupin e mallrave luksoze Hermes, i tha Reuters një nga arsyet që biznesi i orëve të Hermes i kaloi industrisë vitin e kaluar ishte se klientët e saj ishin mësuar tashmë të bënin pazar në hermes.com.

Hermes, i njohur për artikujt prej lëkure, shamitë e mëndafshit dhe parfumet, hyri në tregun online shumë më herët sesa prodhuesit e tjerë. Ata prezantuan faqen e tyre të internetit transaksionale në Shtetet e Bashkuara gati 20 vjet më parë.

Photographer: Fabrice Coffrini/AFP/Getty Images

Rene Weber, analist në Vontobel, vlerësoi se vetëm rreth 2% e shitjeve të orëve zvicerane në terma vlere ishin bërë aktualisht në internet, me pjesën që ndryshonte në varësi të markës. Analistë të tjerë vlerësuan pjesën e shitjeve në internet në rreth 7% në 9%.

Disa marka zvicerane të orëve luksoze – të tilla si Patek Philippe dhe Rolex – kanë preferuar të qëndrojnë  vetëm me dyqane fizike për të shitur produktet e tyre që mund të kushtojnë dhjetëra mijëra dollarë.

“Njerëzit nuk duan të blejnë një Patek në internet, orët janë të shtrenjta, ju humb bukuria, magjinë”.

Në reagim të këtij trendi, Patek Philippe ka bërë disa investime në aftësitë e tij digjitale, duke punësuar staf dhe duke ngritur një studio për të ofruar prezantime të produkteve virtuale me cilësi të lartë.

Marka e vogël e pavarur H. Moser & Cie gjithashtu investoi në teknologjinë digjitale përpara panairit Watches & Wonders. Ata u shprehen se, ishin të kënaqur që këto kosto ishin më të ulëta sesa për panairet fizike të orëve.

Platforma zyrtare e Watches & Wonders, e cila e përshkruan veten si “ngjarja më e madhe online”, po u jep mediave dhe shitësve me pakicë akses në prezantimet e mbajtura nga 38 markat pjesëmarrëse.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore